Ndërlidhjet

SHBA nuk ka prova për vrasjen e amerikanes nga sulmet ajrore


Shtetasja amerikane Kayla Jean Mueller
Shtetasja amerikane Kayla Jean Mueller

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk e kanë parë asnjë provë që i konfirmon pretendimet e Shtetit Islamik që një femër anmerikane e cila po mbahej peng nga militantët, është vrarë gjatë sulmeve ajrore jordaneze.

Militantët e IS-it kanë thënë dje se gruaja me emrin Kayla Jean Mueller është vrarë në Raqqa të Sirisë

Militantët kanë publikuar foto të vendit të bombarduar por nuk ka prova e as fotografi të vrasjes së Mueller.

Sipas IS-it, asnjë militantë nuk është vrarë gjatë sulmeve ajrore jordaneze.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Bernadette Meehan, tha se Shtëpia e Bardhë është “thellësisht e shqetësuar”, por sipas saj, nuk është parë asnjë provë që e vërteton pretendimin e militantëve.

Jordania e ka hedhur poshtë njashtu njoftimin e IS-it duke e quajtur propagandë.

XS
SM
MD
LG