Një zyrtar irakian tha sot se eshtrat e 23 personave nga pakica fetare Yazidi janë gjetur dje në një varrezë masive.
Kjo është varreza e dytë masive vetëm gjatë kësaj jave në veri të Irakut.
Varri masiv pranë fshatit veriperëndimor Bardiyan, është dëshmia e fundit e mizorive të kryera në zonat që janë kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik, para se ato zona t’i marrin nën kontroll kurdët.
Fuad Othman, zëdhënës i qeverisë rajonale e ka konfirmuar gjetjen e varrezës së re.
Trupat e 23 pjëtarëve Yazidi janë gjetur më 1 shkurt, në jug të zonës Sinjar.
Gjatë mbajtjes nën kontroll të rajonit, militantët kanë rrëmbyer, skllavëruar e përdhunuar anëtarët e komunitetit Yazidi .
Forcat kurde të Irakut, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit, ka disa muaj që kanë nisur ofenzivë ndaj objektivave të Shtetit Islamik.