Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa takohet me nënpresidentin Biden


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munichut për Siguri, ka zhvilluar sot një takim me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Sipas një kumtese të lëshuar nga qeveria e Kosovës, nënpresidenti Biden e ka uruar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, “duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën”.

Sipas kumtesës, gjatë bisedës, Biden e ka ftuar kryeministrin Mustafa që ta vizitoj atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt.

XS
SM
MD
LG