Ndërlidhjet

Hiqet shtet-rrethimi në Bagdad


Irak
Irak

Në Bagdad ka pasur festime, pasi qeveria ka hequr shtet-rrethimin gjatë natës.

Njerëzit kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit irakian pas mesnatës, për herë të parë pas një dekade.

Shtet-rrethimi është vënë qysh në vitin 2004, për shkak të dhunës sektare që ka përfshirë Irakun, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara më 2003.

Të shtunën, megjithatë, në Bagdad ka pasur së paku pesë shpërthime, që kanë lënë të vrarë 40 persona.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se bombat kanë pasur në shënjestër shiitët.

XS
SM
MD
LG