Ndërlidhjet

Ukraina arreston një gazetar për “tradhti”


Ukrainë
Ukrainë

Autoritetet në Ukrainë kanë arrestuar një gazetar nën dyshimet për tradhti, pasi ai ka postuar një video online, e cila u bën thirrje ukrainasve që të refuzojnë shërbimin ushtarak.

Ruslan Kotsaba, gazetar në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ivano-Frankivsk, është dërguar në parabrugim nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

Këshilltari i këtij Shërbimi, Markian Lubkivskyi, ka njoftuar për arrestimin në faqen e tij në Facebook, duke thënë se Kotsaba dyshohet për kryerje të akteve të tradhtisë dhe spiunazhit.

Arrestimi vjen pasi Ukraina, më 20 janar, ka nisur valën e katërt të mobilizimit, duke dërguar njoftime për 100,000 ukrainas që kanë të drejtë për shërbimin ushtarak.

Më 17 janar, Kotsaba ka postuar një video 12-minutëshe në mediat sociale, duke shpjeguar kundërshtimet e tij ndaj shërbimit ushtarak dhe duke u bërë thirrje ukrainasve që të bojkotojnë mobilizimin.

Së paku 1,200 ushtarë ukrainas janë vrarë në konfliktin e armatosur midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, i cili ka nisur qysh në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG