Ndërlidhjet

Sinjale të përziera për marrëveshjen me Iranin


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se më mirë pa marrëveshje për programin bërthamor të Republikës Islamike sesa me një të atillë që minon interesat iranianë.

Përmes një deklarate, ai ka thënë se do të mbështeste marrëveshjen, por vetëm nëse asnjëra palë nuk merr gjithçka që do.

Komentet vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë mbajtur bisedime të mëtejshme në Mynih.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë duke bërë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje kornizë deri në muajin mars dhe një marrëveshje finale deri më 30 qershor.

Fuqitë botërore - Shtetet e Bashkura, Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia - duan që Irani të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër tij.

XS
SM
MD
LG