Ndërlidhjet

Në Krime burgoset qytetari për dhunën në protestën e Kievit


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Krime ka dhënë urdhër për burgosjen e qytetarit Oleksandr Kostenko, nën akuzat se e ka sulmuar një oficer të sigurisë ukrainase në Kiev, gjatë protestave të shkurtit të vitit të kaluar kundër presidentit Viktor Yanukovych.

Prokurori i rastit ka thënë se Kostenko akuzohet për veprën penale “shkaktim i qëllimshëm i lëndimeve trupore” dhe se ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Aktivisiti tatar në Krime, Iskender Kantemirov, gjithashtu është burgosur të dielën nën akuzat se ka marrë pjesë në “çrregullimin e masës” në afërsi të parlamentit në Simferopol, në shkurt të vitit 2014.

Më 29 janar, zëvendëskryetari i partisë së tatarëve në Krime, Ahtem Ciygoz, gjithashtu është paraburgosur nën akuzat se ka organizuar përleshje gjatë protestave jashtë parlamentit të Krimesë, në shkurt të vitit të kaluar.

Tatarët e Krimesë dhe aktivistët tjerë pro-ukrainasë janë përleshur me një turmë pro-ruse më 26 shkurt 2014, në Krime.

XS
SM
MD
LG