Ndërlidhjet

Obama: Rusia ka shkelur marrëveshjen për Ukrainën


Uashington, 9 shkurt 2015.
Uashington, 9 shkurt 2015.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është e qartë se Rusia ka shkelur marrëveshjen e mëhershme me Ukrainën.

Sipas tij, Rusia ka dërguar më shumë tanke dhe artileri në lindje të Ukrainës, në vend se t’i tërheqë pajisjet që ka pasur atje.

Obama i ka bërë këto komente në Uashington, pas takimit që ka zhvilluar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai po ashtu ka thënë se agresioni rus vetëm se ka forcuar unitetin ndërkombëtar.

Obama ka theksuar se Rusia nuk mund të rishkruajë kufijtë.

Merkel, në anën tjetër, ka thënë se Rusia ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës dy herë: duke ankesuar ilegalisht Krimenë dhe duke mbështetur separatistët pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk.

XS
SM
MD
LG