Ndërlidhjet

Merkel kushtëzon mbetjen e Greqisë në Eurozonë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Qeveria e re e Greqisë duhet të dalë me një propozim të qëndrueshëm për pagesën e borxheve të saj, nëse do që të mbetet pjesë e Eurozonës.

Merkel i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët për gazetarë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka thënë se Gjermania do që Greqia të mbetet në Eurozonë, porse Greqia duhet t’iu përmbahet rregullave themelore të paketës së ndihmës, që ka marrë nga kreditorët ndërkombëtarë.

Merkel ka thënë se programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar duhet të jenë bazë e çdo diskutimi të mëtejshëm.

Qeveria e re e Greqisë ka premtuar se do të ndalojë masat e ashpra të kursimit që kanë ndërmarrë autoritetet e mëhershme në këmbim të ndihmës ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG