Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq alarmon për gjendjen e civilëve afganë


Afganistan
Afganistan

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se 2015-ta nuk ka zvogëluar numrin e civilëve që vuajnë efektet e konfliktit të armatosur në Afganistan.

Kjo organizatë ka thënë se popullsia e Afganistanit vazhdon të përballet me “vështirësi të panumërta, përfshirë sulme në shkallë të gjerë dhe probleme për të arritur te kujdesi shëndetësor”.

“Me asnjë fund të dhunës në horizont, ekziston frika se kushtet mund të përkeqësohen tutje këtë vit”, thuhet në deklaratën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se së paku 3,188 civilë afganë janë vrarë në luftën me talibanët në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG