Ndërlidhjet

Moska vendos për fatin e pilotes urkainase


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Drejtësia në Moskë do të vendosë sot për zgjatjen ose jo të paraburgimit për piloten ushtarake të Ukrainës, Nadia Savchenko, e cila është në grevë urie.

Komiteti Hetues i Rusisë ka kërkuar që periudha në paraburgim e Savchenkos të zgjatet deri më 13 maj.

Savchenko është kapur nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës qershorin e kaluar dhe është transferuar në paraburgim në Rusi në muajin korrik.

Prokurorët rusë e kanë akuzuar atë për përfshirje në vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë derisa kanë qenë duke mbuluar luftën në lindje të Ukrainës.

Savchenko ka nisur grevën e urisë më 13 dhjetor, në shenjë proteste për arrestimin e saj nga autoritetet ruse.

XS
SM
MD
LG