Ndërlidhjet

Vazhdon beteja për territore në Ukrainë


Debaltseve, Ukrainë
Debaltseve, Ukrainë

Të dyja palët në konfliktin në lindje të Ukrainës pretendojnë se kanë fituar kontrollin e disa territoreve.

Batalioni vullnetar Azov ka shkruar në mediat sociale se ka marrë disa fshatra në verilindje të Mariupolit, duke zmbrapsur separatistët pro-rusë nga qyteti port në Detin Azov.

Zëdhënësi i rebelëve, Eduard Basurin, ka thënë në anën tjetër se forcat separatiste kanë rrethuar Debaltseven, një qytet tjetër strategjik.

Shumica e 25,000 banorëve të Debaltseves janë evakuuar.

Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës kanë paralajmëruar se do të takohen të mërkurën në Minsk, për të biseduar rreth planit të paqes në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG