Ndërlidhjet

Ish-shefi i FMN-së dëshmon në rastin kundër tij


Dominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-Kahn

Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, dëshmon sot para gjykatës në qytetin Lille të Francës.

Ai akuzohet se ka ndihmuar në kontraktimin e punëtoreve të seksit në një hotel të Lilles.

Derisa ka arritur në gjykatë, gratë e grupit feminist Femen kanë protestuar pranë makinës së tij.

Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në festa seksi, por ka thënë se nuk e ka ditur se gratë janë prostituta.

Edhe pse përdorimi i prostitutave nuk është i paligjshëm në Francë, furnizimi ose ndihma në furnizimin e tyre është e paligjshme.

Prokurorët janë cituar duke thënë se Khan, 65 vjeç, ka luajtur rol të rëndësishëm në lehtësimin e orgjive dhe e kanë përshkruar atë si “mbret të festave”.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe me gjobë prej 1.5 milion eurosh.

Stauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së pasi është akuzuar për përpjekje për të përdhunuar një punonjëse hoteli në Nju Jork, më 2011.

Akuzat për këtë rast janë hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG