Ndërlidhjet

Diskutohet mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale


Prishtinë, 10 shkurt 2015.
Prishtinë, 10 shkurt 2015.

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i cili udhëhiqet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar takimin e radhës të grupit punues për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së ofrimit të masave lehtësuese, të përkrahjes dhe përfshirjes së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë në skemat, programet dhe instrumentet e ofruara nga institucionet, që në mandatin e tyre kanë fuqizimin e sektorit ekonomik. Me rëndësi të veçantë u cilësua nevoja për vazhdimin e zhvillimit të planit bashkëpunues dhe bashkërendues ndërsektorial në mes institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presdentes së Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës ka për qëllim “bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit të tyre për të rehabilituar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”.

XS
SM
MD
LG