Ndërlidhjet

Viktor Shokin, kryeprokuror i ri i Ukrainës


Viktor Shokin
Viktor Shokin

Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot pro të nominuarit nga presidenti Petro Poroshenko, për prokuror të përgjithshëm.

Gjatë seancës së sotme, 318 deputetët nga 382 sa ishin të pranishëm, kanë votuar pro emërimit të Viktor Shokin për prokuror të përgjithshëm.

Poroshenko gjatë ditës së hënë e ka pranuar dorëheqjen e prokurorit të deritashëm,Vitaliy Yarema.

Ka pasur raporte se Yerema po hetohej dhe ndaj tij Komisioni parlamentar për luftën ndaj korrupsionit ishte në përgatitje të mocionit të mosbesimit.

Kur Poroshenko e kishte nominuar Yerema për positin e prokurorit në qershor të vitit të kaluar, ai kishte thënë se Yerema do të jetë një figurë kyçe në luftën kundër korrpsionit.

Qeveritë perëndimore në mënyrë të vazhdueshme janë duke bërë përpjekje për ta ndihmuar Kievin, por kanë kërkuar nga Ukraina që ta luftoj korrupsionin.

XS
SM
MD
LG