Ndërlidhjet

Jon Stewart largohet nga "The Daily Show”


Ilustrim
Ilustrim

Komediani amerikan, Jon Stewart, nuk do të jetë më udhëheqës i emisionit satirik “The Daily Show”, në kanalin Comedy Central.

Nuk dihet ende data e saktë e largimit të zotit Stewart.

Rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate të lëshuar e ka konfirmuar largimin e tij nga emisioni, duke e quajtur Steëartin “një komik gjenial”.

Emisioni “The Daily Show” transmetohet katër herë në javë në SHBA dhe duke shfrytëzuar satirën politike, ka pasqyruar ngjarjet aktuale. Është quajtur shpesh edhe "platformë e humorit politik".

Jon Stewart, 52 vjeçar, e ka marrë përsipër udhëheqjen e këtij programi në vitin 1999.

Gjatë vitit 2013, ai për disa muaj nuk e ka udhëhequr emisionin për shkak se ka qenë i angazhuar në regjinë e filmit “Rosewater". Filmi ka të bëjë me një gazetar iranian, i mbajtur në burg për 118 ditë me radhë, nën akuzat për spiunim.

Lexoni edhe këtë: Jon Stewart shpjegon artin e satirës politike.

XS
SM
MD
LG