Ndërlidhjet

AAK kërkon transparencë nga marrëveshja


Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustasa dhe kabinetit qeveritar që rreth marrëveshjes mbi drejtësinë të arritur në Bruksel më 9 shkurt, të ketë transparencë dhe llogaridhënie.

“Aleanca shprehë shqetësimin për nxitimin që të arrihet marrëveshje për drejtësinë, i cili rezultoi me improvizim që paraqitet përmes kuotave të veçanta dhe që komprementon rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

AAK, sipas kumtesës, konsideron se mungesa e diskutimit paraprak dhe konsultimeve më të gjera me partitë politike dhe ekspertët e pavarur, për marrëveshjet e tilla, sidomos të kësaj të fundit për drejtësinë, nuk i kontribuon qartësisë dhe vendosmërisë për mbrojtjen e interesave shtetrore të Kosovës dhe të rendit kushtetues.

“Aleanca pret nga Kryeministri Mustafa dhe delegacioni i Qeverisë së Kosovës në dialogun në Bruksel, që të informojë me saktësi dhe në detaje opinionin publik, partitë politike dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet më turje në komunikatën e lësh

Mungesa e informacioneve të detajuara në këtë proces të ndjeshëm, sipas AAK-së, i vendosë në pozicion të pafavorshëm partitë politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, “duke mos qenë të informuar dhe as të konsultuar për çështjet që dialogohen dhe për marrëveshjet që nënshkruhen midis Kosovës dhe Serbisë”.

XS
SM
MD
LG