Ndërlidhjet

VV: Marrëveshja ndan gjyqësinë


Albin Kurti
Albin Kurti

Gjatë një konference për media të mbajtur në zyrat e lëvizjes Vetëvendosje, lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti, e ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa për siç ka thënë ai, ndarjen e gjyqësisë dhe prokurorisë.

“Pasi që Thaçi me Daçiqin para dy vjetësh e ndanë policinë në Kosovë, dje Mustafa me Vuçiqin e ndanë edhe gjyqësinë e prokurorinë. Por, a ka mundur Mustafa të flasë me Vuçiqin për gjyqësinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc? Sigurisht që jo. Atëherë, ku mbeti parimi i reciprocitetit që Mustafa e ka nënshkruar me 10 shtator 2014?”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së sotme.

Qeveria e Kosovës sipas lëvizjes Vetëvendosje, po e pranon një entitet serb brenda Kosovës së pavarur të cilën Serbia vazhdon të mos e pranojë.

“Jemi në prag të shënimit të shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, por me këso marrëveshjesh nuk bëhet shtetndërtimi në Kosovë por realizohet formula e Serbisë: 'më shumë se autonomi, më pak se pavarësi' për Kosovën”, ka thënë Kurti.

XS
SM
MD
LG