Ndërlidhjet

Pak shpresë nga samiti i Minskut


vendi ku do të mbahet samiti i Minskut
vendi ku do të mbahet samiti i Minskut

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot pasdite në Minsk për atë që Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, e ka quajtur “shansi i fundit i negocijatave” për ndaljen e konfliktit në Ukrainën lindore.

Shanset për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës janë zbehur ditëve të fundit për shkak të intensifikimit të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffen Seibert, tha se për takimin “ka një fije shprese por asgjë më shumë”.

Seibert tha se “është e pasigurtë nëse mund të arrihet marrëveshje”, ndonëse për një gjë të tillë, sipas tij, po bëhen përpjekje.

Takimi në Minsk sipas tij, pritet të filloj në orën 16 e 30.

XS
SM
MD
LG