Ndërlidhjet

Hidhen poshtë 33 dënime me vdekje në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë apeli në Egjipt i ka hedhur poshtë dënimet me vdekje ndaj 33 mbështetësve të pretenduar të ish-presidentit Mohamed Morsi ndërsa ndaj tyre ka urdhëruar rigjykim.

Një gjykatë e shkallës më të ulët, në qershor të vitit të kaluar i ka dënuar me vdekje 183 të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe 33 personat, rasti ndaj të cilëve tashmë është kthyer në rigjykim.

Ata ishin dënuar për vrasjen e dy policëve dhe tentimvrasjen e pesë të tjerëve më 14 gusht të vitit 2013, në provincën jugore Minya.

Protestuesit janë dënuar për vrasjet në të njëjtën ditë kur policia vrau qindra mbështetës të Morist gjatë protestave në Kajro.

Gjatë të martës, gjykata e apelit i ka përmbysur dënimet ndaj 33 të pandehurve ndërsa tre të tjerëve ua ka ndryshuar masat që iu ishin caktuar.

36 të dënuarit po mbaheshin në paraburgim, prej ku përmes avokatëve të tyre kanë apeluar ndaj vendimit.

Të pandehurit e tjerë të dënuar me vdekje ishin gjykuar në mungesë për shkak se gjenden në arrati.

Në mesin e atyre që janë dënuar në mungesë është edhe Mohamed Badie, njëri nga kryesuesit e lëvizjes Vëllazëria Myslimane.

XS
SM
MD
LG