Ndërlidhjet

Katërshja arrin në Minsk


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pritet nga presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, në Minsk. 11 shkurt 2015
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pritet nga presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, në Minsk. 11 shkurt 2015

Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës kanë arritur në Minsk, ku do të bisedojnë për mënyrat se si t’i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Në bisedime marrin pjesë Petro Poroshenko, Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Francois Hollande.

Perspektivat për rezultate nga takimi janë mjegulluar nga luftimet e vazhdueshme në terren.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, ka thënë se takimi ofron një fije shprese, por “asgjë më shumë”.

Mbi 5,400 njerëz kanë humbur jetën në lindje të Ukrainës, prejse ka nisur konflikti atje në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG