Bisedimet urgjente për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës janë hapur në Minsk të Bjellorusisë.
Në to po marrin pjesë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i Rusisë, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.
Me fillimin e bisedimeve, Putin ka shtrënguar duart me Poroshenkon.
Rusia akuzohet se ndihmon me armë dhe ushtarë rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Bisedimet po fokusohen në sigurimin e një armëpushimi, në tërheqjen e armëve të rënda dhe në krijimin e një zone të demilitarizuar.