Ndërlidhjet

Trupat e SHBA-së që luftojnë Ebolën, do të tërhiqen


Liberi
Liberi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se të gjitha trupat amerikane, pos 100 prej tyre që janë të vendosura në Liberi për të luftuar shpërndarjen e Ebolës, do të tërhiqen deri në fund të muajit prill.

Një total prej 2,800 trupash amerikane kanë qenë të vendosura në Afrikën Perëndimore në kulmin e epidemisë vitin e kaluar.

Njoftimi i Obamës pason lajmet se numri i rasteve të reja me Ebola është rritur për të dytën javë me radhë, duke u dhënë fund inkurajimeve për rënie.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Siera Leone ka regjistruar 76 raste të reja, Guinea 65 dhe Liberia 3.

XS
SM
MD
LG