Ndërlidhjet

Greqia sot takon kreditorët evropianë


Kryeministri grek Alexis Tsipras
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Athina dhe kreditorët e saj pritet të takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar rreth problemeve ekonomike të Greqisë.

Në një samit të BE-së të mbajtur gjatë të enjtes, kryeministri grek Alexis Tsipras, tha se shtrëngesat nga ana e BE-së, vazhdojnë ta vrasin ekonominë e Greqisë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha gjatë të enjtes në Bruksel se udhëheqësit evropianë “nuk kanë hyrë në negociata me Greqinë”.

Megjithatë Tsipras është dakorduar me kryesuesin e ministrave të financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, që zyrtarët grekë të takohen gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Greqia po kërkon një kredi për tejkalimin e problemeve aktuale ekonomike.

Pa një kredi nga partnerët ndërkombëtarë, Greqia mund të përballet me falilmentim.

XS
SM
MD
LG