Ndërlidhjet

Presidenti kinez pritet ta vizitoj Pakistanin


Presidenti i Kinës, Xi Jinping
Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet ta vizitoj Pakistanin gjatë këtij viti dhe kjo do të jetë vizita e tij e parë në këtë vend që nga marrja e postit në vitin 2013.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e ka bërë me dije këtë vizitë gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Pakistanit, ku ai ka folur për miqësinë e moqme ndërmjet të dyja veneve.

Xi kishte planifikuar gjatë vitit të kaluar që ta vizitonte Pakistanin, por vizita e tij ishte anuluar për shkak të protestave anti-qeveritare në Pakistan.

Wang Yi tha se presidenti Xi do ta realizoj një vizitë shtetërore në Pakistan sa më herët që të jetë e mundur gjatë këtij viti.

“Vizita e Xi do të jetë vizita e tij e parë në Pakistan dhe vizita e parë e një presidenti kinez në nëntë vite”, ka thënë Yi duke shtuar se marrëdhëniet Kinë-Pakistan, duhet të jenë shembull për rajonin.

XS
SM
MD
LG