Ndërlidhjet

Kirgizia zbulon 30 raste të tentim-rekrutimit për IS-in


Kirgizia thotë se së fundmi ka zbuluar 30 raste të tentimit për rekrutim të luftëtarëve për grupin militant të Shtetit Islamik.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme Raim Salimov tha sot se “30 përpjekje për rekrutim janë zbuluar gjatë një operacioni ndalues në distriktin e Kara-Suu në provincën e Oshit gjatë 10 ditëve të kaluara".

Një imam me ndikim në këtë distrikt është arrestuar në fillim të javës, nën akuzat se po bënte thirrje për “ndërtim të kalifatit dhe i nxiste njerëzit të shkonin në Siri për të luftuar përkrah Shtetit Islamik”.

Salimov tha se autoritetet kanë organizuar disa takime me qytetarët, si pjesë të një fushatë për të parandaluar përpjekjet e grupeve ekstremiste që të rekrutojnë luftëtarë potencialë në Kirgizi.

Autoritetet thonë se më shumë se 200 qytetarë të Kirgizisë, përfshirë rreth 30 gra, u janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG