Ndërlidhjet

KON nis vizitën në Kazakistan


Një panel i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka nisur vizitën pesë-ditore në Almaty të Kazakistanit, për ofertën e qytetit për t’u bërë nikoqir i Lojërave Dimërore 2022.

Komisioni vlerësues, i kryesuar nga rusi Alexander Zhukov, do të fillojë punën më 14 shkurt, duke vizituar ambientet e propozuara sportive dhe do të ketë takime me udhëheqësit e qeverisë për të diskutuar planet e tyre.

Almaty, që është qyteti më i mad hi Kazakistanit, është duke garuar kundër Pekinit, qytet të cilin paneli do ta vizitojë në fund të muajit mars.

Kazakistan pretendon që ka ofertën më të mirë në 30 vjetët e fundit.

Almaty ka një buxhet të projektuar të komitetit organizues rreth 2 miliardë dollarë, dhe buxhetin e infrastrukturës prej 1.6 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG