Ndërlidhjet

Francë: Arrestohen 6 persona për terrorizëm


Gjashtë persona me origjinë çeçene në Francë janë duke u përballur me akuza për terrorizëm nën dyshimet se kanë rekrutuar ushtarë xhihadistë për në Siri.

Këtë e bëri të ditur zyra e prokurorisë në Paris.

Këta persona u arrestuan të dielën afër qyteteve Toulouse dhe Albi, në jug të Francës.

Katër prej tyre ishin refugjatë politikë, njëri kishte shtetësi franceze dhe ruse, dhe një tjetër kishte marrë shtetësinë franceze në vitin 2009.

Policia e Francës ka kryer disa aksione anti-terroriste, pas sulmeve të muajit të kaluar në Paris.

Megjithatë, autoritetet thanë se arrestimi i këtyre gjatë personave nuk ka të bëjë me ato sulme.

Qindra qytetarë francezë janë në mesin e mijëra evropianëve që kanë udhëtuar për në Siri, që të luftojnë përkrah grupeve ekstremiste.

XS
SM
MD
LG