Ndërlidhjet

Vritet një udhëheqës fisnor në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një udhëheqës fisnor sunit dhe djali i tij, janë vrarë gjatë një sulmi të sotëm, ngjarje që mund ta ndez edhe më shumë tensionin sektar në këtë vend.

Zyrtarët thanë se persona të armatosur e kanë ndalur makinën në të cilën gjendej Sheiku Qassem Sweidan al-Janabi dhe djali i tij, Mohammad, në jug të Bagdadit.

Të dytë sipas zyrtarëve, janë rrëmnyer dhe më pas së bashku me gjatë persona të tjerë, janë qëlluar për vdekje.

Nipi i al-Janabit njëherazi anëtari i parlamentitZayed al-Janabi, gjithashtu ishte rrëmbyer, por i njëjti u lirua më vonë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Zëvendëskryeministri Saleh Mutlaq, ka bërë thirrje për qetësi.

Udhëheqësi fisnor tashmë i vrarë ishte një faktor kyç në përpjekjet e tij për ta luftuar sektarizmin në Irak.

XS
SM
MD
LG