Policia daneze ka njoftuar se tre oficerë janë qëlluar me armë dhe janë plagosur gjatë një sulmi që ka ngjarë sot në kryeqytetin Kopenhagë.
Dy sulmuesit e dyshuar po kërkohen në lidhje me incidentin, i cili ka ngjarë që një debati mbi islamin dhe fjalën e lirë.
Raportet bëjnë me dije se dhjetëra të shtëna u dëgjuan jashtë vendit të ngjarjes.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm artisti suedez Lars Vilks, i cili është autor i karikaturave të diskutueshme të Profedit Muhamed, si dhe ambasadori francez, Francois Zimeray.
Vilks dhe Zimeray nuk janë lënduar në këtë sulm.
Përshkrimi i Profetit nga Vilsk si një “qen”, kishte ngjallur zemërime në vitin 2007 dhe ai ka qenë në mbrojte të vazhdueshme të policisë pas kërcënimeve me vdekje.