Ndërlidhjet

12 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Indi


Indi - foto arkivi
Indi - foto arkivi

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur në Indi, pasi një ndërtesë, në ndërtim e sipër, është shembur.

Polcia ka thënë se viktimat kanë qenë duke fjetur në katin përdhesë, kur kati i parë i ndërtuar pjesërisht ka rënë mbi ta.

Incidenti ka ndodhur në shtetin verior Utar Pradesh.

Në Indi shemben shpesh ndërtesat, pasi kërkesat e mëdha për strehim kanë bërë që shumë ndërtues të përdorin materiale ndërtimore jashtë standardeve.

XS
SM
MD
LG