Ndërlidhjet

Inaugurohet presidentja e re e Kroacisë


Zagreb, 15 shkurt 2015.
Zagreb, 15 shkurt 2015.

Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.

Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG