Ndërlidhjet

Netanyahu: Hebrenjtë u vranë përsëri në tokën evropiane


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dënuar sulmin e djeshëm vdekjeprurës në një sinagogë në Kopenhagë, me ç’rast ka humbur jetën një hebre.

“I shprehim ngushëllime popullit danez si dhe komunitetit hebre në Danimarkë. Hebrenjtë janë vrarë përsëri në tokën evropiane vetëm pse janë hebrenj. Kjo valë e sulmeve pritet të vazhdojë”, ka thënë Netaanyahu.

Muajin e kaluar, militantët islamistë kanë vrarë 17 persona në Francë, në mesin e tyre edhe disa hebrenj.

Të shtunën në Kopenhagë, një person ka sulmuar një debat për lirinë e shprehjes, duke vrarë një person dhe plagosur disa të tjerë, ndërsa disa orë më vonë ka sulmuar edhe sinagogën kryesore të qytetit.

Policia në Danimarkë ka thënë se ka vrarë kryesin e dyshuar të sulmeve.

XS
SM
MD
LG