Ndërlidhjet

Skepticizëm për marrëveshje të re me Greqinë


Athinë
Athinë

Ministrat e Financave të Eurozonës takohen sot në Bruksel për të diskutuar rreth Greqisë.

Greqia do marrëveshje të re për problemet e saj me borxhe.

Qeveria e re greke thotë se kushtet e paketës së ndihmës - në vlerë prej 240 miliardë eurosh - nga kreditorët ndërkombëtarë, janë shumë të rënda.

Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se nuk do të ketë ndryshime.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka thënë sot se nuk është optimist për marrëveshje të re.

“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, jam shumë skeptik, por do të marrim një raport sot dhe do të shohim”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG