Ndërlidhjet

Obama uron Jahjagën për 7-vjetorin e pavarësisë


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare në qershor ia kanë dëshmuar botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin. Ju përgëzoj për lidershipin dhe këmbëngulësinë në punën tuaj me udhëheqësit partiakë gjatë procesit të zgjatur të krijimit të qeverisë”, thuhet në letrën e presidentit Obama.

E njëjta thekson mbështetjen e Uashingtonit edhe për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne gjithashtu e vlerësojmë mbështetjen e vendit tuaj për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL-it dhe përkushtimin tuaj të fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, një nga prioritetet kryesore të administratës sime”, thuhet pos tjerash në letrën e presidentit Obama dërguar presidentes Jahjaga.

XS
SM
MD
LG