Ndërlidhjet

Ngrihen akuzat kundër “ndihmësve” të sulmuesit në Kopenhagë


Kopenhagë
Kopenhagë

Policia daneze ka akuzuar dy persona për asistimin e një personi tjetër të armatosur, i cili ka vrarë dy veta në sulme të ndara në Kopenhagë.

Vrasësi i dyshuar, i cili nga mediat daneze është identifikuar si Omar El-Hussein, 22 vjeç, është vrarë nga policia të dielën, pasi ai ka sulmuar një debat për lirinë e shprehjes dhe një sinagogë.

Në këto sulme është vrarë një regjisor filmi dhe një hebre, ndërsa janë plagosur pesë policë.

Dy ndihmësit e sulmuesit akuzohen për sigurimin e armës për sulmuesin, si dhe për fshehjen e tij.

Avokati mbrojtës i njërit prej tyre, Michael Juul Eriksen, ka thënë se ata i mohojnë akuzat.

XS
SM
MD
LG