Ndërlidhjet

BE, SHBA dhe Egjipti diskutojnë për hapat kundër IS-it në Libi


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të takohen me zyrtarët egjiptianë dhe me ata nga Shtetet e Bashkuara, për t’i diskutuar veprimet e përbashkëta në Libi.

Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini, tha se ajo do të zhvilloj bisedime me Sekretarin amerikan, John Kerry dhe me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry, gjatë javës së ardhshme, në lidhje me mundësitë e përbashkëta të veprimit.

Ajo që shohim sot në Libi, sipas Mogherinit, është një kërcënim i dyfishtë ngase sipas saj, IS po tenton ta marr edhe pushtetin në Libi.

Komentet e saj u bënë një ditë pasi që IS e ka publikuar një video më 15 shkurt në të cilën shihen 21 të krishterë egjiptianë të cilëve i'u kanë hequr kokat nga militantët e IS-it.

Vrasjet e kanë ngjallur presionin për një intervenim të ri ndërkombëtar në Libi.

XS
SM
MD
LG