Ndërlidhjet

Trupat siriane u bllokojnë një rrugë furnizimi rebelëve


Ilustrim
Ilustrim

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut – grup monitorues me seli në Britani – ka thënë se forcat qeveritare të Sirisë, të mbështetura nga luftëtarët e Hezbollahut, kanë marrë kontrollin e disa fshatrave pranë qytetit Alepo.

Vëzhguesi ka thënë se kontrolli i fshatrave u mundëson trupave qeveritare të bllokojnë një autostradë, e cila përdoret nga luftëtarët e opozitës si rrugë furnizuese midis Alepos dhe Turqisë.

I njëjti burim ka thënë se 18 luftëtarë opozitarë janë vrarë, ashtu si edhe disa trupa qeveritare.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se luftëtarët opozitarë kanë bombarduar zona të qytetit Alepo, që kontrollohen nga qeveria, duke vrarë pesë njerëz.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, pritet t’i raportojë sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për bisedimet e tij në Damask, javën e kaluar, me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG