Ndërlidhjet

Nuland vazhdon turneun në Kaukazin Jugor


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Gjatë një vizite në Gjeorgji, ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të këtij vendi, reformat demokratike dhe aspiratat për BE dhe NATO.

Nuland i ka bërë këto komente në Tbilisi, pasi ka takuar zyrtarë të lartë gjeorgjianë.

Të martën, në Baku të Azerbajxhanit, Nuland ka biseduar edhe me presidentin e këtij vendi, Ilham Aliyev, për marrëdhëniet dypalëshe dhe për rajonin separatist të Nagorno Karabakut, i populluar me shumicë armene.

Nuland do të përfundojë turneun në Kaukazin Jugor sot, me vizitën në Jerevan të Armenisë.

XS
SM
MD
LG