Ndërlidhjet

Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë


Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.
Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.

Kanadaja ka vendosur sanksione shtesë kundër Moskës dhe simpatizantëve të saj për konfliktin në Ukrainë.

Sanksionet e reja ekonomike godasin 37 individë rusë dhe ukrainas, ashtu si edhe 17 subjekte ruse dhe ukrainase, përfshirë gjigantin rus të naftës, Rosneft.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, ka thënë se qeveria e tij “mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qëndruar me njerëzit e Ukrainës, në kohën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak nga regjimi i Putinit, i cili tashmë ka marrë mbi 5,300 jetë njerëzish”.

Ky veprim është bërë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat po ashtu kanë dënuar Rusinë për, siç thonë, mbështetjen ushtarake të separatistëve në lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se “rezervon të drejtën për të reaguar në përputhje me rrethanat” kundër sanksioneve të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG