Ndërlidhjet

Jahjaga mohon se ka dekoruar gjyshin e saj


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se lajmi i botuar në disa nga mediat në Prishtinë që "gjoja presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj, është i pasaktë".

"Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi", thuhet në sqarimin, i cili vijon:

"Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo- Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale".

"Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës", thuhet në fund të sqarimit..

XS
SM
MD
LG