Ndërlidhjet

Bota e shqetësuar me situatën në Debaltseve


Debaltseve, 18 shkurt 2015.
Debaltseve, 18 shkurt 2015.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me situatën përreth qytetit të rrethuar të Debaltseves.

Ai ka thënë se refuzimi i separatistëve për të respektuar armëpushimin kërcënon Marrëveshjen e Minskut.

Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund mbështetjes për separatistët dhe të tërheqë forcat e saj nga lindja e Ukrainës.

Në Berlin, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania “dënon fuqishëm aksionet e separatistëve në Debaltseve”, duke i cilësuar ato si “shkelje të mëdha” të marrëveshjes së fundit për armëpushim.

Zëdhënësi i Qeverisë franceze, Stephane Le Foll, ka thënë se marrëveshja për armëpushim nuk ka vdekur” dhe se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur për ta mbajtur atë gjallë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat qeveritare janë duke përfunduar tërheqjen “e planifikuar dhe të organizuar” nga qyteti lindor i Debaltseves, i cili ka qenë epiqendër e luftimeve midis trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

Armiqësitë kanë vazhduar përkundër armëpushimit të ndërmjetësuar nga liderët evropianë javën e kaluar.

Debaltseve është një qendër kryesore hekurudhore që lidh qytetet e kontrolluara nga rebelët, Donjeck dhe Luhansk.

XS
SM
MD
LG