Ndërlidhjet

Dy të vrarë në një xhami shiite në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thonë se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në një xhami shiite në Rawalpindi, sulm ky i fundit në kuadër të sulmeve që kanë në cak shiitët në Pakistan.

Autoritetet thonë se sulmuesi ka hyrë i armatosur në xhami gjatë ditës së sotme dhe më pas e ka hedhur një bombë që e kishte.

Një zëdhënës i grupit taleban, Jundullah, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmi ishte hakmarrje ndaj sulmeve të ushtrisë pakistaneze kundër militantëve në Viziristanin Verior, që gjendet pranë kufirit afgan.

Fraksione të talebanëve i kanë marrë përgjegjësitë për disa sulme të tjera që kanë ngjarë kohëve të fundit në xhamitë shiite në Pakistan.

20 persona janë vrarë gjatë një sulmi që ka ngjarë në një xhami shiite në Pakistan në fillim të muajit shkurt, ndërsa 60 të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi ndaj shiitëve më 30 janar.

XS
SM
MD
LG