Ndërlidhjet

OKB me raport për financat e luftës ndaj sëmundjes Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Pas publikimit të informatave se në Siera Leone janë zhdukur 3 milionë dollarë të cilat ishin ndarë për luftën ndaj sëmundjes Ebola, Kombet e Bashkuara pritet që gjatë kësaj jave të dalin me raportin e parë rreth shpërndarjes së mjeteve për Ebola.

Raporti i auditorit në Freetown gjatë javës së kaluar, ka bërë me dije se janë keqpërdorur fonde të cilat ishin ndarë për Ebola.

Fondet, sipas raportit, nuk janë keqpërdorur nga Kombet e Bashkuara por nga institucionet dhe individët në vende të caktuara.

Që nga muaji shtator, sipas koordinatorit për Ebola në OKB, David Nabarro, janë ndarë 131 milionë për luftimin e Ebolas nga 31 donatorë.

“Gjatë kësaj jave ne do ta paraqesim një raport rreth këtyre mjeteve”, ka thënë ai.

Publikimi i raportit vjen në kohën kur disa shtete kanë kërkuar fonde shtesë për ta luftuar sëmundjen Ebola.

XS
SM
MD
LG