Ndërlidhjet

Qeveria angleze publikon foto të pranisë së Rusisë në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria angleze ka publikuar foto të artilerisë ruse të cilat gjenden në Ukrainën linodre.

Qeveria britaneze ka njoftuar sot se fotografitë ku shihen sistemet e mbrojtjes raketore dhe artileri tjetër e avancuar e Rusisë në Ukrainë, janë dëshmi për mbështetjen e Rusisë ndaj separatistëve.

Armatimi, sipas qeverisë angleze nuk shihet të jetë afër forcave ukrainase, gjë që dëshmon se as separatistët nuk kanë mundur ta marrin një armatim kaq të madh nga ushtria ukrainase, por i njëjti është nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se ”forcat ruse, artileria dhe njësitë e mbrojtjes nga ajri, janë ende aktive në Ukrainën linore”.

Rusia në vazhdimësi ka mohuar dhe vazhdon të mohoj se ka dërguar ushtarë dhe armatim në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG