Ndërlidhjet

Talebanët afganë “të gatshëm” për bisedime me SHBA-në


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë ushtarak dhe të diplomacisë pakistaneze thonë se talebanët afganë kanë dhënë shenja se janë të gatshëm për t’i filluar bisedimet e paqes me zyrtarët amerikanë në Katar, qysh sot.

Por as zyrtarë nga SHBA e as nga Katari nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse bisedimet do të mbahen.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, një zyrtar ushtarak i Pakistanit tha se shefi i ushtrisë pakistaneze,Raheel Sharif, i ka thënë gjatë kësaj jave presidentit afgan,Ashraf Ghani, në Kabul, se talebanët kanë shprehur gatishmëri për t’i nisur bisedimet në mars.

Gjatë viteve të fundit ka pasur përpjekje të pasuksesshme për bisedime mes zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve afganë.

Gatishmëria e talebanëve për të biseduar do të jetë një përparësi e madhe për gjetjen e një zgjidhje diplomatike atje.

XS
SM
MD
LG