Ndërlidhjet

Qeveria e Moldavisë tenton të stabilizojë monedhën


Qeveria e re e Moldavisë është duke u përpjekur që të stabilizojë monedhën e vendit, e cila ka rënë për 25 për qind këtë javë, derisa shqetësimet e qytetarëve janë rritur për sistemin financiar dhe atë politik.

Monedha "Leu" u rrit për 5 për qind më 19 shkurt, një ditë pasi parlamenti emëroi biznesmenin pro-evropian Chril Gaburici si kryeministër të ri.

Në takimin e tij të parë të kabinetit, Gaburici tha se Moldavia duhet të fillojë bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Vendi ka luftuar për të formuar një qeveri që prej zgjedhjeve, më 30 nëntor.

Sistemi bankar është në krizë për shkak të dyshimeve për pastrim parash në tre banka të mëdha.

XS
SM
MD
LG