Ndërlidhjet

Shqipëri: Burgosen 10 ish-punëtorë të BQSH-së


Dhjetë ish-punonjës të Bankës Qendrore të Shqipërisë janë burgosur për tetë deri 18 muaj, pasi gjykata i gjeti ata fajtorë për akuzat e abuzimit të detyrës, dhe vjedhjen e 713 milionë lekëve (5 milionë euro) nga rezervat e bankës.

Gjykata në Tiranë lëshoi këto dënime minimale sot, pas një marrëveshjeje shfajësimi me të pandehurit, të cilët bashkëpunuan gjatë hetimit.

Skandali çoi në shkarkimin guvernatori Ardian Fullani vitin e kaluar, i cili është aktualisht në pritje të gjykimit së bashku me nëntë ish-punëtorë të tjerë, nën të njëjtën akuzë.

Më herët këtë muaj, parlamenti i Shqipërisë zgjodhi Gent Sejkon si guvernator të ri.

XS
SM
MD
LG