Ndërlidhjet

SHBA kërkon veprim global kundër militantëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë pëpjekje të nxisin veprimin global për të luftuar grupet e dhunshme militante.

Në ditën e tretë dhe të fundit të një samiti të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Barack Obama është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë “partner i fortë” për të ndihmuar neutralizimin e grupeve si Shteti Islamik.

Obama ka thënë se qeveritë duhet të mbeten “të palëkundshme në luftën kundër terrorizmit”.

Ai ka shpalosur një listë të prioriteteve për mposhtjen e, siç ka thënë, ideologjive të deformuara të Shtetit Islamik dhe Al Kaidës.

Prioritetet përfshijnë bashkëpunimin më të afërt kundër luftëtarëve të huaj, nevojën për ndërprerjen e fondeve të grupeve ekstremiste, si dhe zgjerimin dhe ofrimin e mundësive për të gjithë.

XS
SM
MD
LG