Ndërlidhjet

Dy stuhi godasin Australinë


Foto arkivi
Foto arkivi

Dy stuhi të mëdha kanë goditur Australinë, duke sjellë erëra të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe kanë detyruar evakuimin e zonave bregdetare.

Studia Marcia ka goditur bregdetin e shtetit Kuinslend.

Duke zbarkuar si stuhi e kategorisë së pestë, ajo tani ka rënë në kategorinë e tretë, por parashikuesit e motit paralajmërojnë reshje të furishme shiu.

Një tjetër stuhi, e quajtur Lam, ka goditur ndërkaq Territorin Verior të Australisë.

Nuk është raportuar për të plagosur.

XS
SM
MD
LG